Fryma poetike  e së mërkurës me poetin;-Qazim THAÇI

Asaj që ëndrrat mi vodhi në netët plotë hënë.

Dua tërë detin ta notoj e borën mbi pikëllim ta kaloj

Pashtrikut t’i dërgoj bozhure për besën e Kosovës

Ta rikujtojë betejën e Çanakalasë e tmerrin e Çamërisë

Asaj që ëndrrat m’i vodhi për  besën e  e dashurisë

Asaj që ëndrrat m’i vodhi t’i fal fjalën e  Doruntinës

Për Olimpin shqiptar, t’i fa sytë e Dionisit

Anës Drinit t’ i fal frymë-aromën e dashurisë

E për besën e dhënë të betohemi në kala të  Kaninës.

Asaj që ëndrrat m’i vodhi të  fal dashuri zanë malesh

E sytë e Lurës t’ i fal bashkë me lindjen e diellit

Atdheut t’i themi se shtojzovallet këngën e kanë harruar

Betejave për lirinë e tokës Arbëri dhe ëndrrën për dashuri

E kënga  peng e shpirtit, po kalëron nëpër shpirtin tim

Si këngë e harlisur nga  dhembja, dhe nga e madhja dashuri.

/QendraPress/