Fryma poetike  e së mërkurës me poeten;-Ermira BEZATI

Mes rreshtave

————————————–

Dikur mes rreshtave të desha ty,

Erdhe nga asgjëja dhe m’u ule në fletë,

Kështu pa e kuptuar nisa të shkruaj për ty,

Dhe çuditërisht po ndihesha më e qetë.

Sa shumë nevojë paskam pasur për ty,

E ngarkuar si re e dendur shiu paskam qenë,

Kur në rreshtat e mia ti shoh të bukurit sy,

Më vjen ti,ah më vjen ti ndërmend.

/QendraPress/