Çaste poetike me poeten;-Liljana NDONI

MOMENT I VËSHTIRË …!

——————————–

Do të doja t’ju them me zemër,

fjalët më të vërteta fisnike që mendoj,

Arsyen e mendjes e turbullon ai emër ,

E sjellë ndërmend por në çast nuk guxoj !

Kamë frikë se ti rëndësinë e fjalës nuk do e kuptosh,

vlerën e përgjegjësisë së vërtetës ,

Ruhem, tërhiqem se e di do e mohosh,

Mbaj mbaj dhimbjen e fjalëve shpërndarë erës.

Unë mburrem me forcën e heshtjes,

që ti të mos dish kurrë ta provosh.

Se ç’është lëndimi,dhimbja e ndarjes

e njeriut qe ke dash dikur ta besosh !

E kam menduar mire me shpirt mos të zemëroj,

do të ulem pranë teje ashtu n’heshtje.

Do të flas qetësisht t’këshilloj ,

Vetën ti besën mos e pre me akuza e ndarje.

Në shpinë dhimbjen e fjalëve absurde mbaj,

nga veprimet e tua injoruese ,indiferente…,

Dhe nuk guxoj të t’ kundërvihem , të luftoj,

vec zemra dridhet në mënyrë koherente !

Ai vështrim i ftohtë i akullt i syve të tu

mban dhimbjen time të gjallë , pêr çudi..

E megjithatë kam mall t’largohem prej teje e di?

prania jote më ndjek , më mungon , të du!

Kamë frik se logjika ka për të mund zemrën një dit,

frika ime do të zbolojn cudit tek largimi yt..

Atëherë prania mallëngjyeshëm do jem duke tët’prit,

nga dëshpërimi , me lot kam me u mbyt

/QendraPress/