Çaste poetike me poeten;-Bukurie BUÇPAPAJ

MALSORE JAM

————————————

Malësore ,jam qind për qind

Frikën nga unë kanë dreq e xhind,

Se në shpirt kam vetëm mirësi

Që verbon çdo të keqe e ligësi.

Ndaj ma vuri baba emrin Bukuri.

&  &  &

CA PËRVOJA NGA JETA

————————————

Një çast i humbur pa lumturi,

Sikur ke vdek pa lindur akoma,

Në sa gojëligës do kalosh as nuk e di,

Nejse ,jeto ,lëre se ç’thonë bota.

Duaje veten , nëse donë që të duan,

Nga ata që të japin negativitet ik,

Mos lejo kurrë me ty të luajnë ,

Dita e mirë shihet sapo të lind.

/QendraPress/