Çaste poetike me poeten;-Shpresa ZURNACI

NUK MUND TE PERMBAHEM
—————————————-
Nuk mund të përmbahem
Do t’i shpalos të gjitha jashtë
S’mund t’i mbaj se e ndjej veten të sëmurë
Ne mendje me sillen vërdallë
Prej kohesh e braktisur e strukur
Neper strehë si një horizont ne hije
Me pandeh pa shije pa turp e pa njerëzi
O njeri kush do t’i mbuloj te zezat te qarat e te pa larat
Ku ne damarët e tu rrjedh helm e gjak
Ku ne sytë e tu shoh shikim dragua
U trete u venit u ngryse thelle
Ne nje shpelle ku atje e gjete sketeren e varrit
Atje te mur shtrëngata
u dëgjove duke rënkuar e lënguar
Si ujkonje gjakpirëse qe thith gjakun
ne venat pjellëse
Sikur te gëlltiti toka e renduar
qe sdeshti edhe ajo te njolloset
Po ndihet e ofenduar
Kur ska çte bëje është e detyruar edhe ty te te mbaj
Po ndiet ne faj e ne siklet
Mos vallë pret nga ty qe ti kthehesh realitetit
ta njohësh veten me mire se kurdoherë
Ti bindesh pendimit pendimit te mos je me unikat
Shpresa Gashi Zurnaci 1990
/QendraPress/