Çaste poetike me poeten;-Dava GJOKA

POET E THËRRASIN N’EMER

—————————-

Ehhh,poeti …!

Shkruan natë e ditë

I boshatisur xhepi

I pasur veç në shpirt

Nuk ka lek’ në xhep

Në bankë jo e jo

Dhe gjumin n’dyshek

E bën dosido

Njësoj si poeti

Ashtu edhe poetja

Boshatisur xhepi

S’ka lek’ si deputetja

As si deputeti

As si pushtetari

Nuk kanë lek’ tek xhepi

Poetja e shkrimtari

Shkruajnë ,vetëm shkruajnë

Pena s’u ndalon

E me shkronjat luajnë

Sa dita zbardhon

Për luks ,komoditet

As që bëhet fjalë

Emrin si poet

E ka t’shkruar n’ballë

Thjeshtësi në shpirt

Bardhësi në zemër

Shkruan natë e ditë

Poet e thërrasin n’emër

Dava Gjoka Lleshaj , Tiranë ,15 Korrik 2025

/QendraPress/