Bizneset e Kosovës kërkojnë pezullim urgjent të daljes në tregun e lirë të energjisë

Lidhja e Bizneseve të Kosovës dhe Shoqata e Prodhuesve të saj kanë lëshuar një thirrje urgjente për ndërhyrje në tregun e energjisë, duke paralajmëruar se ekonomia është në buzë të greminës.
Sipas tyre, vendimi i fundit i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) për detyrimin e bizneseve të dalin në tregun e lirë të energjisë, së bashku me kërkesën për depozitë paraprake dy mujore nga operatorët, po e shtrydh likuiditetin e sektorit prodhues dhe rrezikon mbijetesën e mijëra bizneseve.
Ata kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të këtij vendimi, duke theksuar se mbrojtja e bizneseve prodhuese është një nevojë jetike për ekonominë dhe qytetarët e Kosovës./EO/