Goditën dy këmbësore në Prizren, arrestohet dhe dërgohet në mbajtje shoferi

Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku që ka ndodhur ditën e hënë në Prizren, në rrugën “Ismail Kryeziu”.

Sipas raportit zyrtar, një mashkull kosovar është arrestuar pasi që nga pakujdesia me veturë ka goditur dy këmbësore.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nga pakujdesia me veturë ka goditur dy këmbësoret, viktimat femra kosovare. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, ka njoftuar policia. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/