Çaste poetike me poeten:-Armenida QYQJA

GJYSMA TË MANGËTA
——————————
Merrmë, ashtu siç di ti,
Të djegura janë llampat e trurit
Shtigjet e fjalëve, të lodhura,
Pafundësisht të endura,
Askund të mbërritura…
Gënjeshtra, të bardha, të zeza,
Në fund të fundit gënjeshtra
Dhe të vërteta gjysmake,
Që me dorën e mangët na vrasin
Sapo në gjumin e ëndrrave biem…
Ndiej që sonte jam
Më pak se gjysma e gjysmës tënde
Dhe ti gjithashtu…
Udhëve na kanë ngrënë,
Pabesisht, nga pak të gjithë…
-ARMENIDA-
/QendraPress/