Çaste poetike me poeten:-Brixhilda DEDE

ËSHTË KAQ E THJESHTË
——————————–
Vjen një moment kur liria jote ndihet e cënuar
Sepse je zvogëluar aq sa të tjerët nuk të shohin
e të shkelin me këmbë.
Sepse idetë e tua nuk i shërbejnë më dikujt.
Sepse askush nuk mund të mbajë egoizmin,
pasigurinë dhe indiferentizmin tënd shpatullash.
Sepse tashmë je në gjendje të kuptosh ç’ farë meriton
Dhe heshtja e tjetrit me një qelq të thyer të ngjan.
Ku ti përpiqesh të mbledhësh copat e humbura.
Por asgjë nuk do të jetë si më parë.
Përpiqu të ndryshosh stinë në sjelljen tënde.
Se dhe vjeshta rrëzon gjethe e bie në gjumë
Por kur klorofilin nis e merr kudo shihet ky ndryshim.
Shtrihet një atmosferë në lulëzim!
Para një sy qielli të hapur!
/QendraPress/