Çaste poetike me poeten;-Shpresa PALOJA

SFIDAT E JETES
—————————
Kjo jetë pa kuptim
E lëshuam vendin tonë
Jetojmë në mërgim.
Dikur kishim vështirësi
Duke e mbrojtur shumë këtë vend
Nëpër male e nëpër shkëmbinj
Nëpër livadhe e nëpër lisa
Tani me vet dëshirë po i boshatisim.
O Atdhe bëj edhe ti diçka për ne
Që të kthehemi ku kemi le’
Se këtu në perëndim as delli nuk nxeh
Na ruaj e na e beko o i madhi Zot
Në çdo vështirësi të jetës
Ne jemi gjithmonë
Bijtë e bijat e së vërtetës.
Sa dëshirë e mall ka zemra
Prapë tek ti do të kthehem vet
Po të lutem ty o Zot
Të jesh gjithmonë afër nesh
/QendraPress/