Çaste poetike me poeten:-Suzana GJERGJI

Inat me vetën
——————————-
Një ditë kur reflektimet e vetës i pash,
u inatosa pa fund,
në vendin e dhimbjes buzëqeshja ishte gjithkund.
E kërkova vetën në skutat me të fsheta të saj,
tek sa fshije të mos dëgjohej zëri i ngjizur nga vaji.
Kur u pamë, shpirti më buzëqeshi.
Në ditët të trishtimit,
kur ëndrra thyhej në mijëra copë,
ndërkohë ti shikoje e heshtur me
vaj në buzë, por sytë në gaz.
Edhe atëherë ku zemra akull ishte
bërë nga refuzimet e pandershme,
lotët të rridhni si nje rrëke pas shiut.
Ti prap pse qeshje.
Kur e takova sy në sy vetën,
me britma zemre e poshtërova,
duke qeshur si lejove sketerret me të vra.
Ajo u përgjigj më buzëqeshje,
Me vazhdu tutje buzëqeshja forcë më dha.
/QendraPress/