GAZETARËT, OPINIONBËRËSIT DHE OPINIONI PUBLIK- Shkruan; Gëzim AJGERAJ,shkrimtar me famë botërore dhe analistë letrar

GAZETARËT APO OPINIONBËRËSIT – PËRCAKTUESIT E TEMAVE TË PËRDITSHMËRISË DHE PIKPAMJEVE TONA)

– Lajmet e përditshmërisë dhe pikëpamjet tona.

– Për të qënë në rrjedhat e përgjithshme të asaj se çfarë ndodhë në botë, sigurisht se duhet të lexojmë edhe gazeta a portale të huaja ndërkombëtare (kuptohet nga ato me besueshmëri të lartë të lajmeve), edhe atë për çdo ditë. Por nuk duhet harruar, se shumica e njerëzve janë në hall me kohën, për të ndjekur gjithë atë që sot ndodhë e shkruhet, apo edhe publikohet në media elektronike. Dhe duke e pasur parasysh faktorin kohë, neve jemi të detyruar të reduktojmë edhe kohën e ndjekjes së mediave. Megjithatë, është e rëndësishme të përcaktohemi në media të besueshme e të sakta, dhe në lajmin që kryesisht ka lidhshmëri apo prekin dhe interesat e vendit tonë. Pra ka raste kur nga kjo pa mundësi kohe, ne duhet të jemi të përcaktuar vetëm tek interesat që kanë të bëjnë me neve, shoqërinë e atdheun. Por se nuk do të thotë që të jemi të fokusuar për të mos i njohur gjithë ato zhvillime që e preokupojnë shoqërinë njerëzore në botë. E rëndësishme është që të fokusohemi në saktësinë e informacioneve dhe burimeve të sigurta, në mënyrë që të mos konsumojmë informacione të gabueshme që na devijojnë në përceptimin tonë dhe në krijimin e opinionit sa më të saktë e të besueshëm. Kësisoji i njëjti fokus vlen edhe për imediat vendore dhe opinion – bërësit a gazetarët që sjellin lajmin. Nuk do të zgjerohemi këtu më shumë, por le të përpiqemi që sa me më përpikëri ta zbatojmë porosinë që e sollëm më lart.

* Kush i përcakton politikat dhe si duhet të jenë ato

– Në revista, gazeta, portale televizion apo radio duhet një ekip editorial i cili përcakton temat dhe politikat editoriale. Dihet fare mirë se përpara ekipit editorial vijnë tema nga më të ndryshmet dhe nga më të shumtat, që ndonjëherë mund të krijojnë një situatë të mbi – furnizimit për hapësirat e caktuara të shpërndarjes. Kjo ndodhë tek revistat, gazetat, por edhe tek mediat elektronike. Por se këtu politika editoriale duhet të ketë një përcaktim të drejtë që gjithmonë do të shkojë në përzgjedhje të peshës dhe rëndësisë së lajmit. Pra, po vijmë në argumentin që e thamë më lart, tek përcaktimi i lexuesit, për lajmin më të rëndësishëm. Por se këto politika redaktoriale, secili medium i ka të vetat, dhe do t’ju dukej absurde nëse ne do t’u përmendnim ndonjë kriter a rregull. Por gjithsesi një rregull duhet ndjekur. Një ngjarje a një krim që merr dy – tre jetë a më shumë në vendin tonë dhe një e njejtë që ndodhë në gjermani, francë, angli, apo dhe në vende tjera, nuk duhet ta ketë vëmendjen e njejtë në hapësirën televizive, ndaj për këtë kujdeset këshilli redaktues i cili vendos për hapësirën. Por se hapësira për një lajm të tillë mvaret nga mediumi nëse është medium publik apo privat, sepse popullariteti i një teme për një transmetues publik luan rol shumë më të vogël se tek ai privat. Imagjinoni sikur një televizion publik të merrej me problematika çiftesh të VIP-ave, apo ndonjë konflikti a ndarje, se si do të dukej politika editoriale e mediumit publik, se me ç’nivele problematikash merret. Pra këto lloj lajmesh në televizionin publik, do të shiheshin si politika të dobëta redaktoriale. Por se në medium privat, kjo qasje do të ndryshonte, sepse do të ishte edhe e akceptueshme në raport me politikat editoriale. Besoj se jemi shumë të qartë në këtë pikë. Nuk po flasim për media tek ne, por se për media të shteteve më të zhvilluara dhe me shumë përvoja në sektorin e mediave. Megjithatë, sot në botë jo gjithçka të kënaq në këtë drejtim, sepse ka shumë lëshime dhe komercializëm nga i cili m’varet edhe imedia.

* A e bëjmë ne opinionin apo zgjedhim opinione të paracaktuara.

– Mënyra për arritjen deri tek një opinion i saktë për një temë të caktuar, gjithmonë m’varet nga mënyra se si shpërndahet një lajm, që në këtë rast gazetari luan një rol të rëndësishëm në formimin e opinionit. Tani më kur politikat institucionale nga sektorët e ndryshëm qeveritarë dhe jo qeveritarë i përdorin mediat për të krijuar ndikim tek opinioni publik, dhe se ky fenomen ndesh direkt me parimin udhëheqës të pasqyrimit të objektivitetit tek opinioni i gjërë publik. Shoqëritë në botë gjithnjë e më shumë po polarizohen. Nuk ke nevojë sot të jesh një teoricient konspiracioni për ta pranuar faktin se shtetet, institucionet, partitë politike dhe asociacionet e ndryshme përpiqen ta vënë nën kontroll opinionin publik, për interesa të ndryshme të tyre. Dhe juve si publik, gjithmonë në konflikte a çështje të caktuara që ngrisin individët, partitë por edhe grupe tjera të interesit, që qojnë gjithmonë në çështje shpërthyese politike, ju duhet ta merrni me rezerva vërtetësinë e informacionit, për ta ndjekur deri në vërtetësinë e plotë, nëse ajo çështje do të ju preokuponte domosdoshmërisht. Aq më tepër kur njerëz me ndikim formësojnë çështje të tilla dhe opinion – bërësit apo gazetarët i përdorin mediat për të përhapur çështje të tilla, duke ushtruar një lloj pushteti edhe tek opinioni publik.

Sado që ne po flasim për krejt çështje tjera të politikës së opinion bërjes dhe politikave gazetareske e redaksionale, në një çasje nga brenda këto që themi janë shumë të rëndësishme për një politikë të drejtë të opinion – bërjes nga gazetarët, dhe në njëfarë forme një lloj udhëzimi për një etikë strukte gazetareske. Dhe pse jo, kur një njeri me ndikim kërkon të plasojë në opinion çështje që ndezin, por se nuk kanë vërtetësi, pse një gazetarë a opinion – bërës të mos ia kontestojë aty për aty me pyetje e nënpyetje, apo edhe me shtojca që do t’ia jepnin opinionit të vetkuptojë problemin. Ndryshe po shkelet etika e të drejtës dhe të vërtetës.

Përndryshe lajmet që shpërndahen në portale, Facebook, Twitter, YouTube, etj, duhet të trajtohen me kujdes, të ndiqen dhe të hulumtohen deri në vërtetësinë e plotë apo pa vërtetësinë, ndryshe përditshmëria jonë do të mbushej me informacione që do të ndikonin edhe në gjykimet dhe vizionin për shumëçka që ndodhë rreth nesh. Tani më e dijmë se ka shumë media, ka shumë portale, rrjete sociale, ka shumë lajme të rreme, e shpesh edhe tek mediat me emër, dhe duhet të jemi tepër strikt në akceptimin e një informacioni, sepse për ndryshe nga kjo shumësi lajmesh dhe nga kjo pa vërtetësi, jeta jonë do të mbushej me gënjeshtra. Ai ia vlen kjo?. Le të jemi strikt e të saktë në atë që e zgjedhim për ta dëgjuar apo lexuar!

Manipulimi i opinionit si qëllim i caktuar

Manipulimet e ndryshme që ndodhin, jan të shumta dhe shumë të rrezikshme për opinionin, sepse ai po vihet në lojën e një individi i cili përmes zgjedhjes së fjalëve po luan me mesazhe, për ta realizuar një interes të caktuar të tijin apo të një individi përballë tij. Dhe kësisoj duke realizuar një interes të caktuar të një politike, partie a grupacioni, po vënë në lojnë një shoqëri, por vë në pikëpyetje edhe kredibilitetin e vet, profesionin, median. Por le të vazhdojmë më tutje, me problematikën e manipulimit të opinionit nga opinion – bërësit, gazetarët a politikat redaktuese. Gjuha emocionale me fjalë të zgjedhura, ndikon shumë, veçanërisht kur ajo referohet në çështje të caktuara të rëndësisë së veçantë. Aq më tepër kur ky informacion i referohet një pale të caktuar që ka synim dhe qëllim në arritjen e diçkaje të rëndësishme tek opinioni. Dhe këtu ndodhë edhe manipulimi më i madh, kur opinion – bërsësi luan me ndjenja emocionale të shoqërisë, për të realizuar një qëllim të caktuar.

Duke e parë sot se sa informacion prodhohet dhe sa shumë media ka, dhe sa raporte prodhohen për një ngjarje të caktuar, që kur i qasesh ta kërkosh të njëjtin lajm nëpër disa media, kjo të bën të hulumtosh se çfarë të gjejmë të mirë për veten dhe të dobët për ta injoruar. Pra çfarë ta shohim nga këndi kritik për ta injoruar dhe çfarë të marrim për vete.?. Një dilemë e tillë, është aftësi që ndoshta edhe jo gjithkush mund ta zgjidhë!

Sigurisht se ekziston një kod i shtypit, sipas të cilit një informacion duhet të kontrollohet për vërtetësinë. Por se sot ka mjaftë lëshime edhe në media publike, ku hapësira mediale keqpërdoret për interesa nga më të ndryshmet. Pra ndodhë kur kemi raporte të pa re’shoshuara mirë ose edhe lëshime të qëllimshme, për ti shërbyer interesave të caktuara, edhe aty ku gjendet pak hapësirë për të plasuar një lajm. Pra në këtë rast një palë të caktuar i jep hapësirë dhe mundësi në realizim të interesave, pa qoftë atyre politike apo edhe të natyrave tjera, duke e vënë në lojë fillimisht veten opinion – bërësi a gazetari deri në shkelje të etikës, e pastaj edhe opinionin tek i cili edhe është qëllimi për manipulim. Pra, kur jemi tek kjo çështje, opinion bërësi a gazetari, duhet të jetë sa më i përpiktë e i saktë dhe sa më neutral, duke i vënë kritere fillimisht vetes për të mos u bërë vegël e askujt deri sa ti ke besimin e një institucioni publik, por për ta ndjekur lajmin deri në fund, duke vënë në baraspeshë çdo çështje diskutabile, që shtrohet nga njëra palë, e për ta vërtetuar edhe tek pala tjetër. Ndryshe, kur një lajm s`ka vërtetësi, por ka synim manipulues, atëherë politike e opinion – bërësit apo gazetarit dhe e atyre që redaktojnë lajmin, në një medium publik, duhet të shikohet me sy të dyshimtë. Janë pikërisht këto fenomene që po vënë në dyshim media e gazetarë, për të krijuar opinion jo të besueshëm tek publiku. Megjithatë, edhe kjo shtresë me këto synime, shpesh po arrijë të manipulojë opinionin duke realizuar qëllimet që u besohen nga bosët e tyre më lart, qoftë në raste pushteti për vota apo edhe imazhi për ta ulë një kundërshtarë politik.

Të njëjtat metoda e truke përdoren edhe në portale në internet, edhe atë me shumicë, kur dihet se tani më edhe këto lloj media i kemi me shumicë e tepricë madje. Dhe këtu mundësia e përhapjes së lajmeve qofshin të vërteta a të rreme (që dominojnë), sepse këtu ka qasje secili që të paktën njeh a ka një profil a faqe në rrjete sociale. Edhe këtu nuk përjashtohen influencat dhe ndikimet e grupeve të interesit, që sa më shumë të përhapen lajme që vënë në loj opinionin publik. Pra edhe këtu secili ,und të komentojë a postojë lajme, edhe video me mundësi të manipuluara e të rreme, e që fatkeqësisht edhe priten e shpërndahen edhe më tej nëpër internet.

Duke i pasur parasysh gjithë këto që i thamë, është shumë e rëndësishme që ju të jeni vigjilent e syçelë, për ta vlerësuar përmbajtjen dhe besueshmërinë e lajmit, por edhe për të qenë në gjendje të hulumtoni edhe më tej, nëse do të ishte e rëndëshme për ju. Ndryshe, nëse ju do të keni dyshime në një lajm, apo e kuptoni se ka një synim manipulimi, mos u bëni vegël që mund t’ju ju manipulojë kush. Bëhu pjesë e vërtetësisë së lajmit por jo edhe atyre manipuluese, sepse një fenomen i tillë ndikon drejtpërdrejt në memorien tuaj dhe në të perceptuarit e opinionit . Pra, mos hy në lojën e të manipuluarve, krijo vizonin tënd, duke hulumtuar të vërtetën.

* Është shumë e rëndësishme të dalloni gënjeshtrën nga e vërteta.

– Sado që po flasim pak tepër për lajme të rreme, por se është më se e vërtetë se në kohët e sotme ka me shumicë. Janë tendencat politike të grupeve a grupimeve partiake, politike, grupore a shoqërore, që synojnë a duan të krijojnë ndjenja urrejtjeje a inati kundër grupeve kundërshtare, duke plasuar edhe lajme që vënë në lojë s’provë opinionin.

Por ajo që për ne do të ishte e rëndësishme, është fakti se si ti dallojmë mesazhet a lajmet e rreme apo ato të vërteta. Janë disa hapa të thjeshta që duhen të ndiqen për ta vënë në dyshim vërtetësinë ose jo të një lajmi a mesazhi.

* Cili është burimi i lajmit dhe kush e sjell mesazhin

– Nëse lajmi është konfirmuar edhe nga media tjera me reputacion dhe faqe të besueshme atëherë supozohet se duhet marrë në konsideratë.

( Nëse ju tani më keni marrë një lajm, sigurisht se duhet t’u interesojë edhe burimi i tij, që ka shumë rëndësi, Fakti se shumë herë në lajme nuk citohen burimet, atëherë ju krijon një lloj kurioziteti por edhe dyshim. Dhe ky lloj dyshimi u vë në pikëpyetje besimin, dhe u sjell tek pika e dytë se kush e sjell lajmin. A është një media e besueshme, dhe cila është besueshmëria për lajm – sjellësin. Ju mbetet ju të kërkoni edhe më tej në faqe a media të besueshme me reputacion ndërkombëtarë).

– Cili është imazhi i një fotografie – a e gjeni të njëjtën edhe në faqet e tjera me të njëjtin imazh.?!

(Nëse ju tani më, keni një imazh fotografie nga një ngjarje e caktuar, por se krijoni dyshim në vërtetësinë e saj, nëse është montazh apo i takon origjinalitetit. Sigurisht se me një kërkim nëpër faqe të besueshme, duhet ti qaseni vërtetësisë së saj nëse imazhi ngjason edhe në faqet tjera, apo ka ndonjë nuancë dallimi, që krijon luhatje tek besueshmëria për imazhin në fjalë. Pra, një kërkim që do t’ju qonte tek e vërteta, duke hulumtuar gjithnjë tek mediat me influencë të madhe në botën informative).

– Kur u dha lajmi – a ka një datë dhe sa është e saktë ajo?

(një pjesë e rëndësishme është edhe koha e dhënies së një lajmi, nëse ka një kohë, a një datë, kjo si një mundësi që në rastin e kërkimit nëpër faqe tjera, do të jepte mundësi të vërtetoni edhe këtë fakt, sepse edhe në ato faqe do të figuronte një kohë që ju të keni për referencën tuaj).

* Sado që mund të duket që brenda këtyre hapave të ndjekjes së lajmit, i referohemi lexuesit apo opinionit, kjo vlen edhe për vetë opinion – bërësit dhe gazetarët, që ti qasen sa më me saktësi e përkushtim drejt të vërtetës që duhet ta sjellin. Pra, le ta kuptojmë si dyanshmëri, qasjen tonë në këtë studim.

* Në kërkim të një mendimi sa më objektiv

– Për të trajtuar një temë pa paragjykime, sigurisht se duhet formojmë mendimin tonë objektiv. Nuk duhet harruar edhe faktin, se secili që prezanton si një lloj eksperti, ai shpreh mendimin e tij në media, mund të supozojmë, se mendimi a shkrimi i tij edhe mund të jetë i saktë ose jo.! Ndodhë e ka ndodhur shpesh që këta ekspert apo edhe analistë të supozuar nuk dijnë më shumë se ne ose edhe mbështeten në burime edhe jo fort të besueshme, që qojnë në opinione konfuzive. Dhe një mundësi e tillë pastaj vë në lojë a rrethana dyshimi një opinion të gjerë. Për këto çështje është më se e nevojshme të mblidhen fakte e argumente nga të gjitha pozicionet e një problematike. Edhe atë nga media me shkallë të besueshmërisë lartë, dhe pastaj të formulohet një mendim i saktë ¨për t’u plasuar në opinion.

Por ajo që na krijon amulli e konfuzion sot është problematika se shoqëria si tërësi është e lidhur shumë me internetin, mediat sociale dhe ato elektronike pa përjashtim, ku marrim lajmin dhe shumë pak e përpunojmë atë për të gjetur një të vërtetë të qindpërqindtë apo edhe për të formuluar një mendim tonin, por duke lënë varësi vetëm tek mediat. Pra në këso lloj rastesh, pikëpamjet tona dhe gjykimet tona do të jenë gjithmonë në varësi nga të tjerët. Le të përdorim edhe gjykimin tonë logjik për çështje të caktuara, sepse do të jetë një gjykim dhe vlerësim më i drejtë, të paktën për ju personalisht.

– Mos lejoni varësi për gjykimet tuaja.

* Pas të vërtetës dhe asaj që ka rëndësi për ne

– Ka njerëz që marrin apo konsumojnë vetëm informacione që u pëlqejnë atyre, dhe as nuk të dëgjojnë për shumë çështje tjera. Nganjëherë është shumë e drejtë, sepse të jesh edhe tepër i lidhur me një brumbull lajmesh që krijohen sot nga mediat e shumta, kjo është një mbi – ngarkesë, për opinionin. Nëse flasim për një opinion – bërës a gazetarë atëherë çështja është diçka tjetër. Por le të kthehemi tek çështja e selektimit apo përfshirjes brenda asaj që na intereson. Ky lloj izolimi nga tepria e lajmeve, dhe marrja vetëm të asaj që na intereson ta marrim dhe konsumojmë si informacion korrespondon me formimin e opinionit personal, për procese të caktuara dhe zhvillime në shoqëri.

– Së dyti ky veprim filtrimi i informacionit, individit do ti krijojë mundësi të ketë një mendim të vetin personal për shumë çështje e zhvillime të caktuara dhe jo një varësi që do ta prisje nga të tjerët.

– “Një fjalë shqipe thotë: mos u bëj orë, të të kurdis kush të mundet”.

Si opinion publik, e si shoqëri pak e kemi të vështirë ti përmbahemi këtij parimi, dhe aq më tepër në Ballkan me aq shumë tendenca e ndikime nga mediat, ne duhet të mblidhemi rreth kësaj ideje, për të krijuar një lloj mendimi më të shëndetshëm logjik, dhe më pak të ndikuar nga erërat e ndryshme që na afrohen hapësirave tona. Megjithatë, kjo nuk është çështja për të cilën duhet zgjatur, pasi tema dhe synimi ynë është të sjellim idenë dhe mënyrën e akceptimit të lajmit.

Ndoshta edhe mund të mos pajtohemi: por se, secili njeri ka të drejtë të krijojë mendimin e tijë, pa ndoshta edhe jo i drejtë ndonjëherë. Mendoj se secili e ka të drejtën e injorancës, për shumë çështje e zhvillime që ndodhin sot.

Kemi folur dhe më lart për çështjet që kanë të bëjnë me interesat e tua, të shoqërisë etnikë apo shtetit tuaj. Kjo gjithsesi nuk bën të injorohet sepse indirekt apo drejt për së drejti ju prekë dhe juve. Pra kur jemi tek e drejta e heqjes dorë nga informacioni, apo e drejta e injorancës kërkon një person përgjegjës, që i kupton mirë edhe pasojat e një vendimi të tillë, sepse nuk do të jetë edhe për shumë çështje i informuar. Pra ata që janë të lidhur për të vërtetën dhe lajmin që ka rëndësi për ta, lajmet dhe faktet tjera jan dytësore, jo se mund ti druhen opinionit, por se ruhen nganjëherë edhe për qëtësinë e tyre, nga ngarkesat e tepruara dhe neveritëse të zhvillimeve në planet. Dhe ti si individ, nëse dëshiron të jetosh brenda këtij lloj “filtri”, duhet që mendimin tënd ta vënë vazhdimisht në dyshim, gjithsesi edhe të tjerëve, duke u përpjekur që të kapësh mendimin tënd që mbështetet në fakte. Dhe duhet ditur faktin se formimi i opinionit është një proces gjithmonë në lëvizje, brenda një dinamike të pa ndalshme dhe jo statike. Pra ju gjithmonë duhet të jeni në proces të rrjedhave dhe zhvillimeve në shoqëri.

*Nga libri: Arti i librit- Kjo filozofi e të shkruarit/QendraPress/