Kryetari i komunës Shaqir Totaj,ka pritur në takim zyrtar Konsullin e ri të Përgjithshëm të Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, ekslencën e tij Fatih Topçu.

            Kryetari i komunës Shaqir Totaj,ka pritur në takim zyrtar Konsullin e ri të Përgjithshëm të Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, ekslencën e tij Fatih Topçu. Ai pas takimit tha se mirëprita sot, Konsullin e ri të Përgjithshëm të Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, Fatih Topçu, me ç’rast e njoftova për karakteristikat dhe potencialin e qytetit të Prizrenit, si dhe për zhvillimet e fundit në sfera të ndryshme. Në fokus të bisedës kishim thellimin e bashkëpunimit përmes projekteve konkrete që do t’i shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve të Prizrenit tha  kryetari Totaj. Konsulli i ri i Përgjithshëm i Konsullatës së Republikës së Turqisë në Prizren, ekselenca e tij Fatih Topçu, tha se sot, ishte në këtë takim dhe pas pas emërimit tim nga  shteti i Turqisë në këtë detyrë së pari  kam kontaktuir  shumë qytetarë dhe kam  gjetur mikëritjen bujare, Unë  erdha për të takuar  kryetarin e  komunës  Shaqir Totaj  për ta pasur mundësi  të  bashkëpunimit në të  ardhmen edhe  ti shtojmë  bashkëpunimet tona  në  shumë drejtime, pasi që Turqia dhe Kosova e konkretisht Prizreni  kemi një  bashkëpunim të  shtuar dhe të  hershëm.

Takimi i sotëm u tha se ka  për qëllim të hapet bashkëpunimi mes  komunës  dhe konsulatës  Turke në Prizren/QendraPress/