Solemnisht sot,komuna e Prizrenit,shënoi muajin rozë

Komuna e Prizrenit,organizuar një Tetorin e ka caktuar si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin,si dhe kujdesin paliativ të kësaj sëmundjeje, . Në hapësirat e sheshit të Lidhjes sot është organizuar takimi pas marshit që është bërë nga QKMF-a deri tek Lidhja . Me këtë rast moderimin e këtij takimi e ka bërë dr Vlora Qatani Sertolli.
Derisa fillimisht këtë event e ka përshëndetur drejtori i QKMF dr Fadil Bajraktari, I ckili ka theksuar se duhet shtiar kujdesin për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
Kurse kryetari Totaj me kët rast ka thesksuar se në këtë temë ka një emocion të veçanqtë sepse nga kanceri I gjirit ka humbur motrën, Derisa ka apeluar që kujdesi ësshtë mbi të gjitha dhe duhet pasur kujdes, Për këtë sëmundje kanë folur edhe dr Fadil Kryeziu si dhe radiologja e njohur prizrenase dr Shpresa Goçaj e cila me këtë rast ka ndarë edhe një ngjarje nga puna e sajë për një nënë të re. Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të zakonshme te gratë në mbarë botën, me rreth 2.3 milion raste të reja të diagnostikuara çdo vit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Njohja e shenjave të hershme është thelbësore për zbulimin e hershëm dhe trajtimin e suksesshëm të kësaj sëmundjeje. Një nga shenjat e para që mund të vërehet është një ndryshim i papritur në madhësinë ose formën e gjinjve. Kjo përfshin enjtjen, rënien ose asimetri të papritur./QendraPress/