Fryma poetike e së dielës me poeten:-Majlinda PAJAJ

TESTAMENT DASHURIE..
————————–
E griva shpirtin tim ne heshtje,
si mola rrobat në sepetin e vjetër.
Nuk kërkova asgjë nga kjo botë,
pak dashuri, vetëm pak dashuri,
dhe jo gjë tjeter.
Nje laps, nje leter,
nen jastek fshehur..
Mijëra poezi shkuar,
nën dritën e hënës
dhe grisur,
si dashuri e humbur.
Ndër vitet e tretur,
si nje flutur e brishtë ulem,
pushoj,
me demonët matem pa frike,
dashurine kam si mburojë.
Kur netëve raskapitur, gjumi mbi qepalla më bije,
me sjell mbi retinë emrat Babë dhe Nënë,
ndoshta i vetmi testament dashrurie,
qe Zoti dhuratë
më ka lënë.
/QendraPress/