Çaste poetike me poetin;-Murtez ASLLANI

DITURINË DUHET KËRKUAR
—————————————
Secili në jetë
përpiqet shumë
që te fitojë dituri,
e cila rrjedh si lumë
Diturinë duhet kërkuar
kudo në libra dhe jetë,
se pa lexuar e dëgjuar
ajo nuk vjen vetë.
Duke lexuar romane
por edhe poezi,
pasurohet mendja shumë
te secili njeri.
Pasuri e çmueshme
është dituria,
ta shohin hajrin
mbarë shoqëria.
Sado që të kesh pasuri
e humb për një ditë,
por ku je i ditur
gjithçka nxjerr në dritë
Njerëzit e mençur
i çmojmë çdo herë,
shumë i respektojmë
se ata kanë vlerë.
Pa libra,laps e fletore
s’arrihet dituria,
prandaj lexo e shkruaj
mos rri kot të shtëpia!
/QendraPress/