Çaste poetike me poeten;-Lino POLLO

Heshtja flet në vetmi
—————————-
Shpesh ndjehem e vetmuar
Si një zog në shkretëtirë
Mbyllem thellë, e lënduar
Shpirti digjet pa mëshirë.
Hesht e flas e prapë hesht
Brenda vetes kërkoj dritë
Çdo mendim më është fsheh
Si jehonë në errësirë
Muret ngrihen rreth meje
Më shtrëngojnë pa një shpëtim
Si një guackë që më fsheh
Nga çdo zë e çdo kujtim.
Kthehem prapë e të kujtoj
Mbledh çdo copëz dashuri
Emrin tënd unë e shqiptoj
Prap më mbyt kjo vetmi.
Netët zgjasin pa mbarim
Ëndrrat treten nëpër hije
Çdo shpresë bëhet harrim
Si një valë që s’gjen zgjidhje
Çdo çast ndjej këtë vetmi,
Edhe pse e di, nuk jam vetëm,
Diku larg një zë thërret përsëri
Si një dritë të më ndricoj jetë
/QendraPress/