Çaste poetike me poeten;-Tixhe Rexha GËRQARI

PUSEVE
———————–
Ndalja dikur mbi ndonjë pus,
ku uji i kthjellët pasqyrë më bëhej,
shihja vetullen time hark të zi,
syrin e ndritur plot jetë e lumturi,
dhe këshillat e prindërve —
varur në shpirt si hajmali.
Në çdo valë shihja timin portret,
e pija ujin që më mbushte me dashuri,
e më jepte bekim e jetë.
Dikur ne puset e pastra lot shuaja
etjen-si në shishet plastike sot!
Ndonjëherë gjeja ndonjë guralec,
hedhja mbi pus e bëja vibrim
qeshja si fëmijë,
bashkë me mua dhe matyra perbri!
Përshëndeteshim çdo kalimtar,
respektin e kishim numrim e par.
Tani eci e lodhur mbi beton
njerëzorja po shuhet mgadal
s’jeton ma ne mesin ton!.
Ah, dikur hapat i matnim me dritë,
Sot me orë elektronike —
dhe nuk arrijmë as vetveten.
Sa e rëndë është jeta sot,
Kur puset shtjerrin më kujtesë,
Dhe shpirti ftohet ngadal
pa respekt e shpresë.
/QendraPress/