Nga nesër në shkolla fillon pushimi vjeshtor .

Nxënësit e shkollave të Kosovës do të kenë pushim treditor këtë javë, nga 29 deri më 31 tetor 2025, sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026. Pushimi vjeshtor u jep nxënësve një periudhë të shkurtër relaksi para vazhdimit të gjysmëvjetorit të parë. Procesi mësimor do të rifillojë të hënën, më 3 nëntor 2025, në të gjitha institucionet arsimore të vendit.Me këtë raast drejtoresha e arsimit në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj, uron; Nxënës të dashur, Me mbylljen e periudhës së parë të vitit shkollor ,ju jeni më të begatuar në dije dhe aftësi, pasi gjatë kësaj kohe keni përvetësuar njohuri të dobishme. Tani shijoni pushimet vjeshtore e të argëtoheni, së bashku me familjet, shokët e shoqet. Pushime të këndshme! Uron drjtoresha Luljeta Veselaj Gutaj