Fryma poetike e së mërkurës me poetin:- Hatip HULAJ

NË OBORRIN E SHTËPISË SË VJETËR
—————————————————
Erdha në oborrin e shtëpisë së vjetër, nënë.
Shikova nga dritarja e dhomës së ndejës,
xhami i thyer ishte mbuluar me avull,
asgjë nuk pashë brenda.
Jashtë qëndronte lisi ,aty ku pushonte babai,
edhe bastuni nuk ishte i varur nē gozhdë-
dikush e kishte marrë.
Dy pika shiu më ranë në faqe:
nuk e kuptova a ishin lotët e tu,
apo të mijtë që s’i ndala dot.
U zmbrapa , më zuri këmba në barishtet e thara.
Mollët kishin rënë përdhe,disa ishin kalbur.
Ne ikëm në qytet,
por fëmijet na ikën në kurbet.
Shtëpia mbeti e zbrazur në fshat ,
dhe banesa e heshtur në qytet.
/QendraPress/