Çaste poetike me poeten;-Elvira ZENELI

Vendi im

Nëse në ëndërr të kam ardhur,

vendi im, mos u çudit,

malli më sjell tek ti.

Dhe nëse ndjen një dorë

që të zgjon, mos u zgjo…

vazhdo të flesh,

se edhe gjumi të do si unë.

 Nëse në ëndërr të kam ardhur,

 vendi im,

do ta kesh nga malli,

 jo nga rasti. Mos u zgjo,

edhe nëse agimi vjen,

fli me mua dhe pak,

derisa dita të marrë frymë.

Nëse në ëndërr ke një botë tjetër,

 atë botë e dua unë me gjithë shpirt.

 Dua ta zgjoj atë kohë të vjetër

, se ndoshta ende rri në prag,

 me gjumin e lehtë të dashurisë.

 Atëherë zgjohu ti,

o qyteti im i vjetër,

 zgjohu nga gjumi i gjatë e i lodhur

. Thuaju njerëzve se je gjallë vërtet,

kur dashuria rrjedh nëpër muret e tua.

Zgjohu, e lumin lëre të rrjedh,

 dallga e dashurisë le të të përqafojë.

 Hidhe tej pardesynë e politikës,

dhe thuaji botës me zë të qetë:

 Unë di të rroj,

kur dashuroj.

Dashurohu, vendi im,

 me mua e me lumin,

me erën që mbart aromën e gurëve të tu.

 Nëse do ketë kurorë për Mbretin,

 le ta heq dhe ta vendosësh vetëm ti.

/QendraPress/