E Martë Kosova në zgjedhje të parakohshme, Haxhiu: Mirupafshim dhe natën e mirë

                 Kosova ka shkuar në zgjedhje të parakohshme, pasi procesi për zgjedhjen e presidentit ka dështuar të përmbyllet brenda afateve kushtetuese, raporton Ekonomia Online.

Pas disa tentimeve në Kuvend dhe mungesës së konsensusit politik mes pozitës dhe opozitës, partitë nuk arritën të sigurojnë kuorumin dhe marrëveshjen e nevojshme për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu pak para përfundimit të afatit kushtetues tha se kjo seancë shënon fundin e këtij procesi dhe fundin e kësaj legjislature. “Kjo seancë shënon fundin e këtij procesi dhe fundin e kësaj legjislature fatkeqësisht dhe sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi shpërndahet dhe zgjedhjet do të shpallen brenda afatit kushtetues. Mirupafshim dhe natën e mirë”, ka thënë Haxhiu.