Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Hyrë H. FAZLIJA

Eh, vjeshta ime!
————————–
M’rri n’sy erë e valë,
Dhe mbyll qepallat brenda të cilave
ngrij imazhin tënd.
N’buzë më shkrihet, akull,
pikë e vesës mëngjesore.
Nostalgji.
Kur mungojnë fjalët,
gjethe të verdha kërcasin nën këmbë
si acari dhëmbët.
Ditënata ndahet n’shtatë copa ylberi,
gëlltitë vetminë e bjeshkës, n’cep t’qiellit…
Dita peshon mall.
N’pagjumësi, m’fle në sy, vjeshtë…
E ashtu dehur,
mijëra mendime i thur e çthur, ngatërruar, fërfëllimë e shtatortë…
Ti e di: Je kopshti më i bukur,
brenda të cilit fêmijërisht rritem,
se,
n’aromë freskie, mbytem në afshin tënd, vjeshtë…
250925,
/QendraPress/