9 vite padrejtësi për Astrit Deharin, Kurti: Ky krim është plagë e hapur për gjithë Kosovën

Sot shënohen nëntë vjet nga vdekja misterioze e Astrit Deharit, aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryeministri Kurti, gjatë homazheve, theksoi rëndësinë e zbardhjes së plotë të rastit Dehari dhe nevojën që drejtësia të veprojë pas kaq shumë vitesh.

“Jemi të interesuar që ta ndihmojmë Prokurorinë e Shtetit. Por nëntë vite janë shumë pa u zbardhur ky rast dhe pa u sqaruar e vërteta.

Astrit Deharin do ta kujtojmë sa të jetë jeta, si një student shembullor i Fakultetit të Mjekësisë dhe aktivist i paepur në Lëvizjen Vetëvendosje.

I bëjmë thirrje sistemit të drejtësisë të bëjë më tepër dhe të angazhohet, sepse ky krim është një plagë e hapur, jo vetëm për familjen Dehari dhe Lëvizjen Vetëvendosje, por për mbarë popullin e Kosovës dhe Republikën tonë”, tha Kurti./GazetaBlic.