Çaste poetike me poeten:-Elsa CENAJ

Prangosur për shkëmbi..
….————————-
Korbat sytë po m’i nxjerrin
Për (Prometheus) promoteut
e bija e Titanit
më morën….!
Në zgavra thëllëzash i fikën
Qirinjtë e ndezur të shpresës sime…
…
Truri avullon nga pafuqia,
Në kazanin tuaj plot mëkate,
Me gjak shpëlani këmbët,
Nuk e di pse zgërdhiheni të lumtur
Konkubinat e langonjtë,
Duartrokasin kafkën e zgavëruar ,
Hienat a do festojnë
Natën e djallëzuar?
————————
Pa gjuhë si të flasim?
E ndihmë si ti kërkojmë
12 Perëndive të Olimpit?..
…
Neve të munduarve,
Na mbetet të shpresojmë,
Se hala në fyt
Do t’ju ngecë
E të ju zërë frymën
Langonj-hienave.
/QendraPress/