Çaste poetike me poetin;-Myrtez ASLLANI

NËPËR VALËT E JETËS

—————————-

Jetova gjithmonë i brengosur

për fatin e njerëzimit

lumturinë e tyre,

pikëllimin e përditshëm

vuajtjet pa fund,

deri të dita e gëzimit.

Siç duket njerëzimi

qenka krijuar të vuajë,

ashtu edhe unë,

kaluam valet e jetës,

shpeshherë të trishtuar

të brengosur,

me plagë në zemër

vetëm për një emër.

Ato vale i përjetova

dhe i përballova,

kur e dija se nesër

do të gëzohesha,

si shkëmbi qëndrova

i pamposhtur,

i raskapitur

shpeshherë i uritur.

Por dolëm fitimtarë

dhe i shpëtuam errësirës,

valet e jetës na hudhen

përtej bregut,

shumë të molisur,

por me besë e shpresë.

/QendraPress/