Shaqir Totaj, edhe një mandat kryetar i komunës Prizrenit.

Në garën e zgjedhjeve lokale të organizuara në Prizren si në mbarë Kosovën , kandidati i PDK-së Shaqir Totaj, ishte fitues I kësaj gare duke qenë fitues me mbi 7 mijë vota më shumë se se kandidati i dytë që ishte Artan Abrashi nga LVV. Njëherit edhe PDK ja doli pari fituese duke fituar 13 mandate kuvendarësh në Asamblenë e Prizrenit. . Për shkak të konfiguracionit politik që ka Prizreni Kandidarti Shaqir Totaj edhepse pati mundësinë të fitonte pa balotazh ,nuk arriti ta bëjë këtë fitore, Kështi në balotazh shkuan kandidati Shaqir Totaj dhe Artan Abrashi. Mirëpo në garën e balotazhit tashmë të dy kandidatë filluan edhe krijojnë kualicioneve si domsodoshmëri. Taborit të kandidatit të LVV, Artan Abrashit iu bashkuan AAK-ja fillimisht e pastaj edhe NDS si dhe subjekte politike nga partitë rome. E në këët koalicion pastaj hyri edhe BD me Zafir Berishën. Kurse kandiati Totaj , kishte në përkrahje Duda Balje dhe nga VAKAT i,E së fundi bëri në koalicion që nuk ishte bërë që nga paslufta ndojherë me LDK-në.E së fundi në përkrahje të këtij tabori doli edhe NISMA. Dhe gjatë votimit të djeshëm në balotazh ku numërohen 100% e votave në Prizren, Totaj edhe katër vjet fiton mandatin e kryetarit me këtë rezultat Shaqir Totaj 53.86 %, derisa Artan Abrashi me 46, 14 % të votave.Dhe tashmë kjo fitore e Shaqir Totajt edhepse ky nuk është rezulatat final I jep detyrën që për katë vitet e ardhshme Prizrenin ta udhëheq Shaqir Totaj./QendraPress/