Mori edhe një mandat në Rahovec, Latifi: Kjo është fitore e jona

Smajl Latifi nga AAK ka fituar sërish mandatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit.
Një ditë pas suksesit, ai ka reaguar përmes një mesazhi falënderimi për qytetarët që e besuan dhe e votuan, raporton Klankosova.tv.
“Në pamundësi t’ju përgjigjem secilit veç e veç, ju falënderoj të gjithëve për mesazhet e shumta uruese për fitoren!
Megjithatë, kjo nuk është fitore e imja. Është fitore e jona, e programit që e kemi bërë bashkë me ju, e vizionit që na përfaqëson të gjithëve!
Urime na qoftë e na priftë e mbara!”, shkroi Latifi në Facebook.