Çaste poetike me poeten;-Blerta BASHA

Buzëqeshja engjelli mbrojtës
————————————————–
E dua buzëqeshjen, ashtu si foshnja gjirin,
E shtrëngoj fort në shpirt sa herë që e ndjej,
Më jep adrenalinë, më zhduk nga zjarri hirin,
Më ndez dritën e shpirtit bekim sa qindra diej.
Më mjekon plagë te vjetra, këtu në emigrim,
Si balsam i tretur, më suvaton dhimbjen.
Ah, buzëqeshja vjen, kur ndihesh si harrim,
Më rrit dritën e shpirtit, mëngjesi që pret lindjen.
Bashkohem si një deltë me detin e dëshirave,
Është kjo paqja ime, kur jeta më rrëzon,
Baticë në shpirtin tim, kundër egërsirave,
Porsi engjëll mbrojtës, me shpresën fluturon.