Çaste poetike me poeten;-Kimete DURMISHI

RRUGËS PA KTHIM
—————————
Kur të nisem në rrugën që nuk kthehet prapa,
Do t’i marr me vete të gjitha dritat e kujtimeve:
Rrezet që më ngrohën në ditët e lumtura,
Dhe hënën që më përqafoi në netët e heshtjes.
Do t’i marr edhe ditët me shi,
Edhe ato që shpesh i pata të randë,
Sepse edhe ato më rritën,
Edhe ato ishin pjesë e imja.
Dhe një ditë, kur jeta të më rrëshqasë para syve
Si një film që s’ka kohë të ndalet,
Nëse buzëqesh në çastin e fundit,
Dijeni:
Jam duke parë diçka të bukur,
Një skenë të shpirtit tim që nuk shuhet.
Ato që nuk arrita t’i preku në këtë jetë,
Nuk do t’i qaj,
Sepse as unë nuk i lashë pa dashur.
Sikur të kisha mundur,
Do t’i kisha shndërruar në dritë.
Prandaj do t’i mbaj me vete,
Si premtim për një mëngjes tjetër,
Në një jetë që ende nuk e kam njohur.
Nuk e di kah më çon kjo udhë
Që s’ka kthim,
Por e di se do të jem e qetë,
E bashkuar me veten time,
Në banesën e fundit,
N’vendbanimin tim të ri
Ku fjala “fund” humbet kuptimin.
Sepse dielli do të lindë prapë,
Edhe pa mua.
Hëna s’do ta ndalë kurrë dritën e saj,
Yjet do të vazhdojnë të ndezin natën,
Derisa një fije prej materies sime
Të zgjohet prej heshtjes,
Dhe të nisë sërish
Një fillim të ri.
/QendraPress/