Çaste poetike me poeten;-Linda SHAQIRI

Jam Mbretëreshë Dardane
————————————-
S’kam nevojë për kurorë,
se linda me forcë në gjak.
Shkela mbi gurë të lashtë,
me historinë në hap.
Jam zë gruaje që s’dridhet,
shikim që ndez malet,
rrënjë që s’shkulen kurrë,
jam Dardania vetë,
në trupin e një gruaje të lirë
/QendraPress/