Lajm i trishtë-Ka ndërruar jetë Remzi Hoxha, veprimtar i dalluar dhe atdhetar i dëshmuar

Lajm plotë trishtim sot , është sepse u nda nga jeta një veprimtar i çmuar I angazhimeve politike, që para lufte e deri më sot, Remzi Hoxha, Remziu ishte nje veprimtar i hershëm I LDK-se , pastaj ka kryer detyra të rëndësishme si drejtor si Hidroregjion. Dhe veprimtar politik.Me këtë rast kryetari i degës së LDK-së në Prizren Driton Selmanaj dërgon telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të veprimtarit Remzi Hoxha
“Me pikëllim të thellë pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të mikut tonë, ish-kryetarit të nëndegës “Lidhja e Prizrenit”, veprimtarit dhe anëtarit të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Remzi Hoxha.
Z. Hoxha do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin e tij të sinqertë ndaj vlerave të LDK-së, për angazhimin e pandalshëm në jetën shoqërore e politike të Prizrenit, si dhe për kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite me ndershmëri dhe dashuri për vendin.
Ai ishte i angazhuar edhe për lirinë e Kosovës, duke qenë pjesë e brezit të njerëzve që me punë, sakrificë dhe idealizëm ndihmuan shtetin e Kosovës në momentet më të vështira.
Z. Remzi Hoxha do t’i mungojë familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë strukturave të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kujtimi për të do të mbetet gjithmonë i gjallë në mesin tonë.
Ngushëllime të sinqerta familjes Hoxha dhe të gjithë të afërmve.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovë’’. Remziu dhe vepra e tij atdhetare do kujtohen gjatë në Prizren/QendraPress/