Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Adelina Dardha HASKAJ

Poetit
————————–
I gjallë mes turmës,
kufoma jote endet,
dëgjon cëkërimat e molëve
teksa gërryejnë drurin,
gërryejnë edhe ty.
Heshtjen e vëzhgon
me grimcat e dritës
që të mungojnë
në ata sy
që mbajnë peng ngjyrat
e perëndimit,
dhe zagushinë e gushtit
të ngjitur dikur
në fletët e një libri.
Shpirti yt,
sa një ecejake,
i vjen rrotull jetës
derisa dita e fundit
ta thërrasë me emër.
/QendraPress/