DKA në Prizren,organizoi Garat Komunale të Fizikanëve të Ri.

                Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, së bashku me shkollat e komunës sot, ka organizuar Garat Komunale të Fizikanëve të Ri. Garat janë mbajtur në Sh.F. “Abdyl Frashëri” në Prizren me nxënës të klasave 7-ta, 8-ta, 9-ta, 10-ta, 11-ta dhe 12-ta. Në këto gara kanë marrë pjesë 156 nxënës të shkollave të komunës së Prizrenit. Fituesit e Garave Komunale të Fizikanit të Ri sipas klasave, nga tre nxënës (vendi parë, dytë dhe tretë) do të përfaqësojnë Komunën e Prizrenit në Garat Republikane te Fizikanëve të Ri.