Votohet Qeveria Kurti 3

Pas më shumë se një viti, Kosova tashmë ka ekzekutivin e ri me kompetenca të plota. Kjo pasi që, Albin Kurti është zgjedhur sërish kryeministër i vendit.
I njëjti, që ushtroi pozitën e kryeministrit në nivel detyre, tashmë e ka marrë atë sërish me kompetenca të plota për një mandat katër vjeçar. Qeveria arriti të krijohej pas një bllokade një vjeçare e cila e kaploi tërë vitin 2025, shkruan Gazeta Express.
Formimi i qeverisë u bë pak orë pas konstituimit të Kuvendit, proces i cili kaloi pa pengesa si në legjislaturën e kaluar. Në krye të kuvendit u ulë Albulena Haxhiu me 66 vota, me nënkryetarë Ardian Golën nga VV’ja, Vlora Çitaku nga PDK, Kujtim Shala nga LDK, dhe nga komunitetet Slavko Simic dhe, Emilja Rexhepi.
Pro Qeverisë Kurti 3 ishin 66 deputetë, kundër ishin 49 deputetë, ndërsa abstenime nuk ka pasur.
Më poshtë është kabineti i ri qeverisës i Kurtit:
Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Jashtëm – Glauk Konjufca
Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministri i tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim – Fikrim Damka
Ministër i Financave – Hekuran Murati
Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare – Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu
Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrulla Çeku
Ministre e Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
Ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit – Mimoza Kusari
Ministre e Ekonomisë – Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri
Ndryshe, institucionet e reja, legjislatura e re e Kuvendit, dhe, qeveria e re, u formuan nga rezultati i zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. /GazetaExpress.