Kryeministri Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC). Krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës.