Çaste poetike me poetin.-Murtez ASLLANI

NË MOSHËN E TRETË
———————————
Në moshën e tretë
gjithçka ndryshon
sytë zvogëlohen
rrudhat shtohen
mbi ballë,
si lavër pllugu
e mbi qepalla
rëndon heshtja
si një lugat
që të lërë
në shtrat.
Këmbët shkojnë zvarrë
dhe s’mundesh me dalë
atje ku dëshiron,
se trupi të lëshon
dhe pa bastun
hapin s’e ndërron.
Dridhen duart
si purteka,
gota bie në tokë
rrallëherë takohesh
me miq e shokë.
Uh, sa lëmsh
është bërë jeta
secili shikon
interesat e veta,
gjithçka ka ndryshuar,
por duhet pajtuar
të ecim ngadalë
dhe pa u ndalë,
se kështu e ka jeta,
kur vjen kjo e treta!
/QendraPress/