Çaste poetike me poetin:-Feim BLLACA

DASHURI PA KUSHTE
———————————-
Prindi për fëmijën malet i lëvizë,
netët pa gjumë i bën si dritë,
djersën e kthen në buzëqeshje,
dhimbjen e fsheh,veç zemrën e rrit.
Për ëndërrat e tyre botën sfidon,
rrugë me gjemba i shtron me lule,
bie e ngrihet mijëra herë,
veç fëmija i tij të mos ulet kurrë.
/QendraPress/