Çaste poetike me poetin:-Miftar TËRSHNJAKU

Shqipëri, lule aromë
—————————
Po qe se dielli nuk rrezit,
Edhe hëna nuk do të ndritë,
Prapë Shqipërinë e thërras në emër,
Që të qetësoj shpirt e zemër.
Shqipëri, o lule gjak,
Më qëndron porsi bajrak!
Në ty ndihemi fort krenarë,
Se mbajmë emrin shqiptar.
Ti më je mbretëreshë në kurorë,
Edhe në diasporë,
Se e ngroh shqiptarin
Me gjuhë të bukur shqipe, të dlirë.
Sa malli grryen zemrën,
E sa lot rrjedhin në sy,
Veç flamurin kur ta shohim,
Qetësohemi me shpirt.
O Shqipëri, lule aromë,
Në ty një flamur valon,
E ndrit kombin shqiptar,
Në botë që të jetë krenar.
/QendraPress/