Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Fitnete Bashota KRASNIQI

PENG
———————–
Nga dhembshuria u përpëlita,
e hapa derën me kureshtje,
u përkula, dorën ja shtrëngova,
lotët i përtypa- e qava n’heshtje.
Sa u zhgënjeva nga shpresa,
se ti ishe ende i fort,
dhembjen e mora me vete,
e pengu i pashpresë mundon edhe sot.
Peng m’rri ajo heshtja jote,
sa të jem gjallë,
ndoshta s’do më tretë dheu,
derisa n’varrë me vete ta marrë,.
/QendraPress/