Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Marigona KELMENDI

Udhëtim
——————
Nga sytë këmbët Babë
Kur më zë trishtimi
të mbush mushkëritë
Derisa era m’i merr ëndrrat
I vërvitë relievit të jetës
Tek uturijnë gjamët
Fryj ndonjë fjalë drejt malit
Atje ku ulërijnë ujqër të uritur
Matanë gurit të gjakut
Babë
Ku uji ishte ujë e buka bukë
E mban mend kroin
Ku shuanim etjen
Derisa ma mësoje hartën e atdheut
Po Babë pranë përroit
ujë toke Ujë babë ujë atdheu
mall Tek ti duhet të shkruhet shqip sesi
Derisa një tingull shqip më zgjon ageve
Dhe deh një dorë kujtimesh
Babë largoma errësirën
Dritën ta kam dritë Babë
Se nata kurrë nuk po më bëhet ditë
Golumja jote
/QendraPress/