Gjendet pa shenja jete në Prizren J.B i vitlindjes 1944.

Më datë 18.03.2026, rreth orës 18:18, Policia ka pranuar informatë për një rast në rrugën “Selajdin Berisha” në Prizren, ku një person në shtëpinë e tij nuk i ishte përgjigjur thirrjeve të familjarëve.

Patrulla policore i është përgjigjur rastit dhe në vendin e ngjarjes ka kontaktuar me një familjar, i cili ka raportuar rastin. Meqenëse dera e shtëpisë ishte e mbyllur dhe nuk kishte asnjë përgjigje nga brenda, është përdorur forcë për hapjen e saj.

Brenda objektit është gjetur viktima J.B., i lindur më 10.05.1944. Në vendngjarje kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe ekipi i emergjencës, të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe hetuesi kujdestar, ndërsa rasti është trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit dhe do të vazhdohet sipas udhëzimeve të tij.