Çaste poetike me poeten;-Lida BASHALLARI

ZEMRA E NËNËS
—————————
Zemra e nënës është kaq e thellë,
I mbart të gjitha dashuritë.
Ndaj kujdes kur nis e flet,
Ruaj fjalën, “vret” në shpirt.
Ja rrënon ëndrrat dhe lutjet,
Thurur qenies ka për ty.
Në brendësi fort ja shton vuajtjet,
Kur s’dëgjon, i thuaj s’di.
Mos harro si të ka rritur,
Netë pa gjumë në shtrat ka gdhirë.
Me ninulla dashurie,
Vetëm ti të ishe mirë.
Të ka mbrojtur nga stuhitë,
Nga intrigat e kësaj jete.
Që të bëhesh i dobishëm,
Për atë edhe për vete.
Duaje nënën, porsi sytë,
Respektoje sa e ke.
Si ajo nuk ka të dytë,
Nuk do të thahet për mbi dhe.
/QendraPress/