KOMUNA E PRIZRENIT – DREJTORIA PËR EMERGJENCA DHE SIGURI NË VAZHDON E SANIMIN DHE PASOJAVE NGA RRËSHQITJET E DHEUT NË FSHATRAT GRNÇARE DHE LESKOVEC

Drejtoria për Emergjenca dhe Siguri në Komunën e Prizrenit po vazhdon aktivitetet intensive për pastrimin dhe sanimin e pasojave të rrëshqitjeve të dheut në zonat e prekura të fshatrave Grnçare dhe Leskovec, duke konfirmuar vendosmërinë e institucioneve që siguria e qytetarëve të mbetet prioritet absolut.

Që nga dita e parë e shfaqjes së rrëshqitjeve, shërbimet kompetente janë në terren dhe punojnë pa ndërprerje për largimin e dheut dhe gurëve, hapjen e rrugëve të bllokuara dhe vlerësimin e rreziqeve, me qëllim mbrojtjen e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Kjo situatë tregon edhe një herë rëndësinë e investimeve në parandalim, forcimin e sistemit të menaxhimit të situatave emergjente dhe reagimin e shpejtë institucional. Komuna e Prizrenit dhe Drejtoria marrin përgjegjësinë të jenë pranë qytetarëve kur ka më së shumti nevojë — jo vetëm me fjalë, por me veprime konkrete në terren.

Drejtoria do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm të gjendjes dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme deri në stabilizimin e plotë të situatës.

I bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes dhe bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, sepse vetëm përmes veprimit të përbashkët mund të tejkalojmë pasojat e fatkeqësive natyrore dhe të mbrojmë qytetarët tanë.

Drejtor për Emergjencë dhe Siguri

Komuna e Prizrenit

Sead Arifi