Pas aksidentit fatal ku humbi jetën i riu Ilaz Sherif OSMANAJ nga Kobajë, sot, pas ceremonisë së varrimit ia falën gjakun familjes Duraj nga Romaja e Hasit.

Pas aksidentit me fatalitet që ndodhi një ditë më parë, sot, në ditën e faljes së Bajramit të madh, me datë 20 mars 2026, në varrezat e fshatit Kobajë u bë varrimi i të ndjerit Ilaz Sherif OSMANAJ,në praninë e qindra e qindra qytetarëve . Me këtë rast familja Osmanaj nga Kobajë fali gjakun familjes Duraj nga Romaja e Hasit . Këtë akt madhor e humanitar e kryen dashamirët dhe veprimtarët e dalluar në lëmive të ndryshme, duke filluar nga kryeimami i Prizrenit Prof Dr, Orhan ef, Bislimaj ku ideja e këtij pajtimi ishte nga veprimtari I dalluar dhe I dëshmuar i çështjes atdhetare e kombëtare Samil Gashi, nga Atmagja dhe Tasim Hoxhaj nga Zhuri nipa të familjes Osmanaj. Ky akt burrëror është edhe një dëshmi se njerëzit humanitar e dashamirë bëjnë mirë edhe atëherë kur është rëndë e dhembje e madhe. Derisa ideatorëve, të këtij akti madhor vlenë të falenderohen e ncderohen,sepse ngjarjet e rënda në dhmbeje të madh kanë peshën e madhe sa humane po aq fisnike. /QendraPress/
