Çaste poetike me poeten;-Anila TOTO

Asgjë…
——————-
Asgjë të keqe nuk mbaj më në shpirt
edhe armiqtë e mundshëm I kam falur.
Kam falur dhimbjet që më dënuan liritë
braktisjet dhe kthimet përfundimisht i kam falur.
Kam falur ata që para sysh më kanë vdekur
kam falur ata që vetëm për vete kanë jetuar.
Ata që me shkak pranë meje kanë mbetur
e që kur mundej pabesisht më tradhëtuan.
Kështu …
Rash’ në një paqe të butë e të bindshme
ku gjithçka merr natyrshëm të drejtën e saj.
Vazhdoj të dëgjoj vetëm ndërgjegjen time
e pranova edhe veten. Në mundem ..ta fal.
/QendraPress/