Prokuroria e Prizrenit dhe e Kukësit thellojnë bashkëpunimin.

Kryeprokurori i Prokurorsë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorsë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj, në ambientet e kësaj të fundit.
Takimi është organizuar me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, dhe ka bërë bashkë përfaqësues të institucioneve kyçe të drejtësisë dhe sigurisë nga të dy vendet. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, prokurorja nga Prokuroria e Kukësit, Vilma Kapa, prokurorja nga Prokuroria e Prizrenit, Ervehe Gashi, si dhe hetues nga Policia e Kosovës.
Qëllimi i takimit ishte rritja dhe thellimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkufitar ndërmjet dy prokurorive dhe strukturave përkatëse policore, duke pasur parasysh se të dy qytetet janë në afërsi të vijës kufitare dhe përballen me sfida të përbashkëta në këtë aspekt.
Gjatë takimit u diskutua për intensifikimin e shkëmbimit të informatave, avancimin e koordinimit të veprimeve hetimore, si dhe për forcimin e mekanizmave konkretë që mundësojnë një reagim më të shpejtë dhe më efikas ndaj veprave penale të kontrabandimit me migrantë, shitblerjes së narkotikëve etj., që paraqesin sfidë serioze për sigurinë dhe sundimin e ligjit në rajon.
Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit u dakorduan për vazhdimin e komunikimit të rregullt dhe forcimin e bashkëpunimit praktik, me qëllim parandalimin dhe luftimin efektiv të kontrabandimit me migrantë dhe formave të tjera të krimit të organizuar ndërkufitar.
Prokuroria Themelore në Prizren mbetet e përkushtuar në forcimin e partneritetit me institucionet homologe brenda dhe jashtë vendit, në funksion të zbatimit të ligjit dhe mbrojtjes së rendit publik.