Çaste poetike me poeten;-Suzana GJERGJI

Dialog me lirinë
————————
Ti, je ëndrra e përjetshme e popullit tim,
Shpresa ime e pavdekshme.
Por, të lutem pse më trishton sot?!
Në këtë ditë të lirë.
Nuk të kemi njohur më parë.
Apo, nuk na njohe ti më mirë…
Të kam dashur Liri,
Më shumë se jetën,
Më shumë se veten.
Para lindjes të kam pritë,
Por, pse sot?!
Pse të dy kemi kaq shumë frikë?!
Më thuaj Liri.
A je, a jam e lirë?!
Mua dhe ty.
Keq na zuri një mallkim.
Liria ime,
Hyjni e shpirtit tim…
/QendraPress/