Komuna e Prizrenit shpall thirrje për mbështetje financiare për OJQ-të dhe individët në kulturë, rini dhe sport.

              Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për organizatat joqeveritare dhe individët që veprojnë në këto fusha.Sipas njoftimit, të drejtë aplikimi kanë të gjitha OJQ-të e regjistruara në Republikën e Kosovës, si dhe individët që zhvillojnë aktivitete në territorin e Komunës së Prizrenit, me fokus në kulturë, rini dhe sport. Kriter kyç për përfitim është që programet dhe projektet e tyre të përfshijnë aktivitete konkrete që realizohen brenda kësaj komune. Nga Drejtoria përkatëse është bërë e ditur se të gjitha detajet lidhur me procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm janë të publikuara në platformat zyrtare të Komunës së Prizrenit.

Autoritetet komunale kanë ftuar të interesuarit që të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara, me qëllim të mbështetjes së projekteve që kontribuojnë në zhvillimin e jetës kulturore, rinore dhe sportive në këtë komunë.